Tjetër ekskluzivitet në RTSH

Sport | 12 muaj më parë

Radio Televizioni Shqiptar siguron një tjetër ekskluzivitet sportiv. Bëhet fjalë për garat e Kupës së Botës në Ski. Të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin emocionet e konkurrimit të skiatores shqiptare, Lara Colturi me shpresën për të sjellë sërish medalje për Shqipërinë. Të premten u firmos edhe marrëveshja e këtij ekskluziviteti midis drejtoreshës së RTSH-së, Eni Vasili dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi.

Me synimin për të rikthyer vëmendjen e publikut edhe te sportet e tjera veç futbollit, Radio Televizioni Shqiptar ka siguruar një tjetër transmetim ekskluziv. Bëhet fjalë për garat e Kupës së Botës në Ski. Aty ku të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin konkurrimin e skiatores shqiptare Lara Colturi. Kjo iniciativë mori jetë të premten e 7 nëntorit, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtoreshës së Përgjithshme të RTSH, Eni Vasili, dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi. Presidenti Toçi u shpreh me superlativa për arritjen e kësaj marrëveshjeje:

“Një kontratë ekzkluzive u nënshkrua sot me Radio Televizionin Shqiptar, është arritja më e madhe për ne si federatë e skive. Për herë të parë do të vijë shqip një emocion i jashtëzakonshëm, që falë Lara Colturit, Shqipëria ka arritur majat. Ky emocion duhet të transmetohet në çdo shpi të shqiptarëve dhe kjo bëhet e mundur falë Radio Televizioni Shqiptar. Jemi shumë krenarë që u arrit kjo marrëveshje dhe natyrisht efekti i këtij bashkëpunimi të sotëm mendoj të jetë në vite, sepse ky sport nëpërmjet televizionit dhe këtij rrjeti publik do e bëjë këtë sport më të famshëm dhe shqiptarët do e përqafojnë”.

Ky partneritet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në pasurimin e programeve sportive të transmetuesit publik, duke sjellë për publikun shqiptar një nga ngjarjet më të mëdha të sporteve dimërore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme