Tmerr në metronë e Parisit, 3 gra plagosen me thikë në zemër të kryeqytetit, autori në arrati

Europë | 10 muaj më parë

Një pasdite e qetë festash është kthyer në makth në kryeqytetin francez. Tre gra janë sulmuar me thikë brenda pak minutash në linjën 3 të metrosë së Parisit, ndërsa autori ka arritur të humbasë gjurmët.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga kompania që menaxhon transportin publik parizien (RATP). Sipas njoftimit zyrtar, sulmet kanë ndodhur në harkun kohor 16:15 – 16:45, në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Agresori, i armatosur me thikë, ka goditur viktimat në stacionet qendrore: Arts et Métiers, République dhe Opéra.

Policia franceze ka nisur një gjueti masive për kapjen e autorit, i cili pas sulmeve ia ka mbathur duke përfituar nga turma. Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në rrjetin e transportit nëntokësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme