“Tokyo Speed Race” italiania Batoleti rekord europian në 5 km

Në garën “Tokyo Speed Race” italiania Nadia Batokleti ka vendosur një rekord të ri europian në distancën e 5 km pasi përfundoi garën me kohën 14 minuta e 32 sekonda.
Kjo kohë vlente vendin e dytë atleten në fjalë, e cila u gjit në një pod të dominura nga atletet keniane. Në vendin më të lartë të podit u ngjit Karolin Njaga (14’19) ndërsa në të tretin Maurine Jepkoeç (14’40).
Atletja italiane përmirësoi me shtatë sekonda rekordin e vendosur nga holandezja Diane Van Es.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




