Tottenham bie në shtëpi, fitore në ekstrem e Manchester United

Futboll Bota | 1 vit më parë

Java e tretë e Premier League, Bournemouth surprizoi me një fitore 1-0 ndaj Tottenhamit. Gjithçka u vendos nga goli i Evanilson 5’. Ndërkohë, Manchester United arriti të sigurojë një fitore 3-2 në minutën e 97-të me anë të Bruno Fernandes.

Everton dhe Sunderland gjithashtu fituan. Nesër, java përfundon me katër ndeshje të tjera, duke përfshirë vizitën e Cityt në fushën e Brighton dhe ndeshjen e madhe midis Liverpoolit dhe Arsenalit.

Ja të gjitha rezultatet dhe golashënuesit:

CHELSEA-FULHAM 2-0

45+9′ Joao Pedro, 56′ pen. Fernandez

MANCHESTER UNITED-BURNLEY 3-2

27′ aut. Cullen (M), 55′ Foster (B), 57′ Mbeumo (M), 66′ Anthony (B), 97′ pen. Bruno Fernandes (M)

TOTTENHAM-BOURNEMOUTH 0-1

5′ Evanilson (B)

SUNDERLAND-BRENTFORD 2-1

77′ Igor Thiago (B), 82′ pen. Le Fee (S), 96′ Isidor (S)

WOLVERHAMPTON-EVERTON 2-3

7′ Beto (E), 21’ Hee-Chan (W), 33′ Ndiaye (E), 55′ Dewsbury-Hall (E), 79′ Gomes (W)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme