Trafiku ajror rritet me 8.7% përgjatë 2025 – Turizmi dhe “low-cost” pozicionojnë Shqipërinë si nyje e industrinë së fluturimeve
Viti 2025 shënoi një rekord të ri për aviacionin evropian me 2.6 miliardë pasagjerë, por ndërsa tregjet e mëdha si Britania dhe Gjermania patën rritje të ngadaltë, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor shkëlqyen si motorët e rinj të lëvizshmërisë.
Sipas raportit vjetor të Këshilli Ndërkombëtar të Aeroporteve, trafiku i pasagjerëve në rrjetin e aeroporteve evropiane u rrit me +4.4%. Megjithatë, performanca më e lartë u regjistrua në tregun jashtë BE ku Shqipëria shënoi një rritje prej +8.7%. Ky rezultat e rendit vendin tonë mes performuesve më të mirë në rajon, krah Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.
Suksesi i Shqipërisë i atribuohet kryesisht zgjerimit te shpejte të linjave ajrore me kosto të ulët, të cilat e kanë transformuar vendin në një destinacion kyç për turizmin.
Përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve theksojeni se aviacioni po luan një rol kritik në konkurrueshmërinë e ekonomive që mbështeten te turizmi.
Për vitin 2026, parashikimet mbeten optimiste me një rritje të pritshme prej +3.3% në nivel kontinenti. Megjithatë, sfida mbetet infrastruktura dhe zbatimi i sistemit të ri të hyrjeve dhe daljes në hapësirën Schengen, i cili mund të krijojë vonesa.
Pavarësisht sfidave gjeopolitike, Shqipëria vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nyje e rëndësishme e fluturimeve në Evropën Juglindore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




