Tragjedia në Zvicër-Liderët evropianë shprehin ngushëllimet për familjarët e viktimave

Europë | 10 muaj më parë

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, i cili sapo ka marrë detyrën më 1 janar, ka shtyrë fjalimin tradicional të Vitit të Ri pas tragjedisë në Crans Montana.

Ai ka shkruar në rrjetin social ‘X’ se “Ajo që duhej të ishte një moment gëzimi u shndërrua, gjatë natës në Crans-Montana, në një zi që prek të gjithë Zvicrën dhe më gjerë.”

Ndërkaq, edhe presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllime, duke theksuar solidaritetin e Francës teksa dy shtetas francezë janë mes të plagosurve.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se po ndjek nga afër situatën për të verifikuar nëse ka viktima italianë apo jo.

Ngushëllimet kanë ardhur edhe nga ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe presidenti izraelit Isaac Herzog.

Festa e vitit të ri 2026 u shndërrua në një skenë tmerri në vendpushimin luksoz të skive, Crans-Montana, ku nga një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një zjarr masiv në barin “Constellation”, ka lënë pas të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Ky është një nga incidentet më tragjike në Zvicër në vitet e fundit, duke futur vendin në zi të thellë në ditën e parë të vitit 2026.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme