Tritoli në biznesin e Noizyt, Artan Tafani tregon se Laert Haxhiu urdhëroi vendosjen e tritolit

Aktualitet | 6 muaj më parë

Artan Tafani, i penduar i drejtësisë në procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut, ka treguar se vendosja e tritolit pranë biznesit të Noizyt erdhi pas një konflikti në TikTok mes reperit dhe Kleviol Ahmetit.

“Konflikti nisi në TikTok mes Noizyt dhe Kleviol Ahmetit. Më pas ndodhi një sherr, ku Klevioli u dhunua dhe videoja u publikua në TikTok. Laert Haxhiu e kishte shok Kleviolin, kishin edhe njohje familjare. Pasi foli me nënën dhe motrën e tij të cilat e pyetën për ngjarjen e dhunimit, Laerti u prek në sedër dhe vendosi të organizonte vendosjen e eksplozivit. Jemi nisur rreth orës 3-4 të mëngjesit drejt lokalit në Durrës. Lulzim Spahia ka qëndruar në makinë, ndërsa unë kam vendosur eksplozivin te dyqani poshtë lokalit”, u dëshmoi Tafani.

“Jetonim në terror, sepse na shante dhe na rrihte. Kishim frikë se mund edhe të na vriste. Sa zgjohej ai, ne jetonim me frikë. Me mua sillej pak më mirë, sepse isha më i madh në moshë. Por gjithsesi jetonim nën terrorin e tij. Unë kisha vrarë tre veta dhe ndoshta për këtë ma kishte pak më shumë hatrin”, rrëfen ai.

Tafani dëshmoi se për atentatin ndaj Rexhep Ginës, ai dhe Laert Haxhiu ishin veshur si gra me fustane, paruke, maska plastike dhe make-up për të mos u njohur. Sipas tij, gjithçka ishte planifikuar në detaje, ndërsa armët dhe veshjet u siguruan nga e dashura e Haxhiut dhe një shoqe e saj.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme