Trump: Do të ndihmojmë të uriturit e Gazës pavarësisht pengesave të Hamasit

Botë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij do të ndihmojë Gazën që ndodhet në bllokadën dy-mujore.

Sipas tij, Hamas e ka bërë atë “të pamundur ” duke devijuar ndihmën humanitare.

“Ne do të ndihmojmë njerëzit e Gazës të marrin ushqim. Njerëzit janë të uritur dhe ne do t’i ndihmojmë ata të ushqehen”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët izraelitë deri më tani kanë pretenduar se Gazanët nuk janë të uritur dhe se ndihma e mjaftueshme ka hyrë në Rripin e Gazës gjatë një armëpushimi gjashtë javor.

Jerusalemi po punon për zbatimin e një sistemi të ri për shpërndarjen e ndihmës në atë mënyrë që shpreson se do të parandalojë devijimin e tij Hamasi, por organizatat ndërkombëtare të ndihmës të informuara me iniciativën thanë dje se ata nuk do të bashkëpunojnë me të, pasi nuk adreson siç duhet krizën humanitare.

“Shumë njerëz po e bëjnë atë shumë keq. Hamasi po e bën të pamundur sepse po marrin gjithçka që është dërguar”, ka theksuar Trump, ndërsa shtoi se palestinezët në Gazë janë “duke u trajtuar shumë keq nga Hamasi”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme