Trump: Irani do përballet me të keqen nëse nuk arrihet marrëveshja

Amerikë | 6 muaj më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me “një të keqen” nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje.

“Kanë interes të arrijnë një marrëveshje”, tha Trump në një intervistë telefonike për transmetuesin francez BFMTV.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi të premten se qeveria e tij ka marrë mesazhe nga administrata Trump që tregojnë gatishmëri për bisedime të reja.

Megjithatë, ai paralajmëroi se mbetet “mosbesim” i thellë ndaj qëllimeve të vërteta të Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar Iranin dy herë gjatë negociatave të mëparshme mbi programin bërthamor të Teheranit.

Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve, teksa administrata Trump po përpiqet të rifillojë dialogun mbi çështjen bërthamore iraniane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme