Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Botë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu besimin se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë të gjitha territoret e saj, që Rusia ka pushtuar.

“Me kohë, durim dhe mbështetjen financiare të Evropës dhe, në veçanti, të NATO-s, kufijtë origjinalë nga ku filloi kjo luftë janë një mundësi shumë e mundshme. Pse jo? Rusia ka luftuar një luftë për tre vjet e gjysmë pa qëllim që një forcë e vërtetë ushtarake duhet ta kishte fituar në më pak se një javë. Kjo nuk e dallon Rusinë. Ukraina, e cila ka një shpirt të madh dhe po bëhet gjithnjë e më e mirë, do të jetë në gjendje ta rikthejë vendin e saj në formën e saj origjinale dhe, kush e di, ndoshta të shkojë edhe më tej!“, shkruan presidenti Trump në një postim pas takimit me homologun Zelensky.

Presidenti i SHBA thekson gjithashtu se sipas tij “Vladimir Putin dhe Rusia kanë probleme serioze ekonomike, ndaj është koha që Ukraina të veprojë”.

Trump nënvizoi se “SHBA-të do të vazhdojnë të furnizojnë me armë NATO-n, në mënyrë që aleanca të bëjë çfarë të dëshirojë”

Më herët, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Donald Trump shprehu rezerva ndaj Rusisë dhe personalisht Vladimir Putinin për luftën në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme