Trump merr medaljen presidenciale të Nderit në Izrael, presidenti amerikan falënderon Herzogun

Përpara nisjes së tij për në Egjipt nga Izraeli, presidenti i SHBA-së Donald Trump falënderoi presidentin Isaac Herzog për se sot do t’i jepet medalja presidenciale të Nderit.
“Ishte një nder i madh të isha me ju dhe e vlerësoj shumë Medaljen Presidenciale të Nderit”, i tha Trumpi, Herzogut.
Herzog përgjigjet: “Është në nderin tim, z. president. Ne mezi presim. Është më se e merituar”
Zyra e presidentit izraelit njoftoi këtë mëngjes se Trump do ta merrte çmimin – nderi më i lartë civil i Izraelit – në muajt në vijim, në një kohë dhe vend që do të përcaktohet më vonë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




