Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se Uashingtoni ushtron “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më strategjike detare në botë për transportin e naftës.
Deklarata u bë gjatë një seance pyetjesh me gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku Trump po fliste për tensionet me Iranin.
Presidenti amerikan theksoi se forcat e SHBA-së kanë dominim të plotë mbi këtë ngushticë vitale, që lidh Gjirin Persik me Detin e Omlan dhe përbën rrugën kryesore për eksportin e naftës nga vendet e Gjirit.
“Ne kemi kontroll total mbi Ngushticën e Hormuzit,” tha Trump, sipas burimeve të pranishme në konferencë.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme teknike ose ushtarake mbi mënyrën se si SHBA-ja po ushtron këtë kontroll, por deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara me Iranin.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë kritike gjeopolitike. Përmes saj kalon rreth 20-30% e naftës së papërpunuar që tregtohet në botë.
Deklarata e Trump vjen ndërsa administrata e tij po merr pyetje të vazhdueshme mbi politikën ndaj Iranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



