Trump: SHBA duhet të ulin në 80% tarifën për shumicën e mallrave kineze

Presidenti Donald Trump ka përcaktuar këtë të premte kushtet e negociatave për diskutimet e para të administratës së tij me Kinën, të cilat do të zhvillohen në Gjenevë këtë fundjavë.
Me anë të disa postimeve në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se Kina duhet të importojë më shumë mallra amerikane dhe, në këmbim, ai beson se Shtetet e Bashkuara duhet ta ulin tarifën e tyre prej 145% për shumicën e mallrave kineze në 80%.
“Kina duhet ta hapë tregun e saj për SHBA-të. Do të ishte shumë mirë për ta!!! Tregjet e mbyllura nuk funksionojnë më!!! Tarifa 80% ndaj Kinës duket e drejtë! Varet nga Scott B”, shkroi Trump .
Edhe nëse tarifat bien në 80%, nuk është e qartë se kjo do të jetë e mjaftueshme për të bindur bizneset amerikane të importojnë mallra kineze.
Ekonomistët kanë thënë se 50% është pragu vendimtar për rikthimin e biznesit disi normal midis dy vendeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




