Trump: Testi i raketës së re me energji bërthamore nga Rusia është ‘i papërshtatshëm’

Botë | 1 vit më parë

Një ditë pas njoftimit të dhënë nga presidenti rus Vladimir Putin për provën e suksesshme përfundimtare të një rakete të re me energji bërthamore, ka reaguar presidenti amerikan Dnald Trump i cili e ka konsideruar si të papërshtatshme deklaratën e homologut të rij rus.

 “Është e papërshtatshme që Putini ta thotë këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë”, tha presidenti amerikan. Kjo luftë, e cila duhej të zgjaste një javë, së shpejti do të hyjë në vitin e saj të katërt. Kjo është ajo që ata duhet të bëjnë në vend që të testojnë raketa”, theksoi Trump, duke folur me gazetarët nga avioni presidencial që po e çon atë në Japoni, ndalesa e dytë në turneun e tij në Azi pas Malajzisë.

Presidenti amerikan ka premtuar më herët se do t’i jepte fund shpejt luftës në Ukrainë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, por bisedimet midis Moskës dhe Kievit kanë ngecur pavarësisht përpjekjeve të ndërmjetësimit të presidentit amerikan.

Forcat ruse po fitojnë terren ngadalë por vazhdimisht në Ukrainë, duke thyer mbrojtjen e Kievit në beteja të kushtueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme