Trump uron Ditën e Nevruzit: Të përgatitemi për një pranverë më optimiste

Presidenti Donald Trump ka uruar besimtarët bektashinj për Ditën e Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj tradite të kahershme dhe konsideruar si një kohë për reflektim mbi bekimet e vitit të kaluar.
Trump ka uruar paqe dhe prosperitet për të gjithë ata që festojnë këtë ngjarje në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin. Urimi i Trump u shpërnda nga Ambasada Amerikanë në Tiranë.
“Urimet më të ngrohta për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin që festojnë festën e lashtë të Nevruzit…Kjo traditë e kahershme paraqet një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për t’u përgatitur për pranverën e ardhshme me një frymë të përtërirë optimizmi.” – Mesazh nga Presidenti Donald Trump për Ditën e Nevruzit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikanë në Tiranë.
Simboli i festës së Nevruzit është zgjimi i natyrës dhe rinovimi i jetës, duke pasqyruar ardhjen e pranverës. Ai përfaqëson gjithashtu shpresën, bashkëjetesën dhe harmoninë mes popujve dhe kulturave të ndryshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




