Tudor rrezikon shkarkimin, 3 kandidatë për stolin e Juventusit

Pas humbjes kundër Comos, e cila zgjati serinë e rezultateve pa fitore të bardhezinjve, shqetësimi po rritet te Juventusi. Pozicioni i trajnerit Igor Tudor tani po fillon të vihet në pikëpyetje. Nuk raportohet se është marrë asnjë vendim i menjëhershëm. Megjithatë, janë ngritur kambanat e alarmit dhe trajneri tani është nën vëzhgim.
Klubi do të fillojë të marrë në konsideratë një të ardhme pa trajnerin kroat nëse nuk ka një ndryshim të qartë drejtimi në ndeshjet e ardhshme.
Kanë filluar të dalin në skenë emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Tudorit në krye të stolit të Juventusit. I pari në listë është Luciano Spalletti, një tjetër alternativë është Roberto Mancini, ndërsa nga të rinjtë pëlqehet shumë Raffaele Palladino.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



