Tunel nëntokësor në kufirin Letoni- Bjellorusi, përdorej për kalimin ilegal të emigrantëve
Mes shqetësimeve për fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Evropës, Letonia njoftoi se ka zbuluar një tunel nëntokësor në kufirin me Bjellorusinë, që sipas autoriteteve ndihmonte refugjatët të kalonin kufirin ilegalisht.
“Rreth mesnatës, u zbulua tuneli i parë i këtij lloji në Letoni në zonën e monitoruar nga Njësia e Rojeve Kufitare të Silene. Përmes bashkëpunimit të ngushtë MES Gardës Kufitare të Shtetit, Forcave të Armatosura Kombëtare dhe policisë, një grup migrantësh u gjet i fshehur nën tokë, ndërsa përpiqeshin të përcaktonin më saktë se si kishin hyrë në vend, oficerët zbuluan tunelin e fshehtë.”- beri me dije ministri i brendshëm Janish Dombrava.
Rojet Kufitare të Shtetit saktësuan se u kapën 15 persona që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme përmes tunelit nëntokësor, i cili u zbulua 10 metra larg kufirit kombëtar me Bjellorusinë.
Ministri Donmbrava urdhëroi autoritetet përgjegjëse skanojnë terrenit përgjatë kufirit të jashtëm për të përcaktuar nëse ka tunele të tjera, ndërsa paralajmëroi masa me përdorimin më intensiv të dronëve për zbulimin dhe ndalimin e hyrjes së migrantëve të paligjshëm nga Bjellorusia, me të cilën ndan një kufi prej 173 km.
“Letonia do të bashkëpunojë me vendet fqinje Estoninë, Lituaninë, Poloninë dhe të tjera për të ndaluar rrjedhën e migrantëve”- tha qeveria e atij vendi.
Vendet evropiane kanë shprehur shqetësim për migracionin e pakontrolluar në javët e fundit pas një fluksi prej dhjetëra mijëra njerëzish nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës, megjithëse shumica e tyre janë larguar që atëherë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




