Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, një ndër destinacionet më tërheqës

Sociale | 2 vite më parë

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër ngelet një prej destinacioneve më interesantë për vizitorët.

I njohur me termin “Vendkomanda e Shtabit të Mbrojtjes së Rrethit” objekti njihet si një nga veprat më të mëdha të mbrojtjes, të ndërtuara gjatë socializmit në këtë rajon.

Arla Toro që prej disa kohësh shoqëron grupet turistikë që zgjedhin të vizitojnë këtë objekt e tregon se vizitoret impresionohen kur e vizitojnë atë nga afër.  

“Më shumë janë të interesuar të dinë rreth historisë së popullit shqiptar, sidomos në kohën e komunizmit. Më shumë i pëlqen fakti që tuneli është i paprekur, është autentike”, tha Toro.

Vizitorët të cilët janë të shumtë në numër edhe për këtë sezon turistik pasi e vizitojnë tunelin e ftohtë thonë se do ua rekomandojnë atë edhe miqve të tyre që vizitojnë Gjirokastrën, pasi është një ndër objektet më interesantë në këtë qytet.

Ky tunel ka 56 dhoma. Ai nis mbi sheshin e “Çerçizit”, poshtë kalasë dhe përshkon gjithë pazarin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme