Turneu triangolar U-19: Kombëtarja nis grumbullimin, trajneri Ahmataj fton 20 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-19 është gati për turneun miqësor triangolar që do të organizohet nga FSHF në datat 4-8 shtator, ku do të marrin pjesë edhe Kosova dhe Moldavia.
Kuqezinjtë nisin sot grumbullimin, teksa trajneri Juljan Ahamtaj ka publikuar listën me 20 lojtarët e ftuar.
Pesë prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa të tjerët aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Kombëtarja U-19 do të përgatitet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku pasditen e sotme do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.
Ndeshja hapëse e turneut është Shqipëri U-19 – Moldavi U-19, që do të luhet më 4 shtator, në orën 17:00. Më 6 shtator është programuar takimi Moldavi U-19 – Kosovë U-19, në orën 10:30.
Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri U-19 – Kosovë U-19, do të zhvillohet më 8 shtator, në orën 10:30.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-19:

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




