Turpërohet Manchester United, eliminohet nga Kupa e Ligës nga një skuadër modeste

Kriza e Manchester United nuk ka fund. “Djajtë e kuq” kanë pësuar mbrëmjen e djeshme një humbje turpëruese, që ka sjellë eliminimin nga Kupa e Ligës
Manchester United u eliminua në fazën e 1/16-ve të finales së turneut nga Grimsby Town, skuadër që militon në kategorinë e katërt në futbollin anglez.
Grimsby mbylli pjesën e parë në avantazh të 2 golave, por United arriti të barazojë falë golave të Mbeumo dhe Maguire, duke çuar ndeshjen në shtesë. Ruleta e penalltive u buzëqeshi vendasve, që u kualifikuan pas 26 gjuajtjeve nga pika e bardhë (12-11).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




