U dëmtua kundër Interit, sulmuesi italian mbyll para kohe sezonin

Futboll Bota | 1 vit më parë

Ky është një lajm i tmerrshëm për Cagliarin, duke konfirmuar ndjenjat fillestare negative kur Andrea Belotti doli nga fusha pothuajse i përlotur në pushimin e ndeshjes së së shtunës në shtëpi kundër Interit.

Testet që iu nënshtrua sulmuesi sot “zbuluan një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e tij të majtë”, sipas një deklarate nga klubi sard. “Lojtari do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme dhe vizitave të specialistëve në ditët në vijim”.

Për “gjelin”, sezoni praktikisht ka mbaruar. Belotti iu bashkua Cagliarit në fund të merkatos të verës dhe luajti tre ndeshje në kampionat për kuqeblutë, duke shënuar dy gola në një fitore 2-1 ndaj Leçes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme