U dëmtua nga tërmeti/ Shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës me kushte optimale

Sociale | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku pa nga afër kantierin e punës për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”.

Kryeministri tha se “brenda janarit përfundon edhe shkolla nëntëvjeçare “Bedrie Bebeziqi“ që u rrënua 26 nëntorin e shkuar, e sot po rilind për 450 nxënës dhe mësuesit e tyre, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane”.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë Durrës Emirjana Sako tha se në këtë shkollë akomodohen 450 nxënës. “Shkolla ka 12 klasa, 4 laboratorë. Klasat janë të gjitha me dritë natyrale të pozicionuara nga jugu. Objekti ngrihet në 4 dhe 5 kate dhe në këtë drejtim kemi ruajtur projektin e objektit ekzistues. Ndërkohë për shkak të sipërfaqes së kufizuar terrenet sportive do t’i akomodojmë në shkollat ngjitur”, tha ajo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme