U ndëshkua në pushim të ndeshjes, Mirel Josa: Kërkoj falje për kartonin e kuq

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

“Së pari dua të kërkoj falje për kartonin e kuq, ishte i drejtë largimi im nga fusha”. Kështu e ka nisur intervistën e tij trajneri i Bylisit, Mirel Josa për “Super Gol” në RTSH pas barazimit 1-1 përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Trajneri i ballshiotëve u ndëshkua me karton të kuq në pushim të ndeshjes, në një moment tensioni me gjyqtarin e sfidës.

“Ishte një faull që nuk u dha për ne dhe unë u kapa me gjyqtarin, dola jashtë natyrës time, është hera e parë që më ndodh”.

“Sa i përket ndeshjes, bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Kishim problemet tona në pjesën e parë, duhet të ishim më të ngjeshur në mesin e fushës, e rregulluam në pjesën e dytë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme