U urdhëroi lojtarëve t’i kthenin shpinën ekipit kampion, Juan Sebastian Veron pezullohet për 6 muaj nga Federata Argjentinase

Juan Sebastian Veron është pezulluar për gjashtë muaj nga çdo aktivitet sportiv në Argjentinë pasi Federata e Futbollit e shtetit në fjalë e ka dënuar për urdhërin që u dha lojtarëve të tij, të cilët i kthyen shpinën ekipit kampion në Rosario.
Presidenti i Estudiantes de La Plata u dha urdhër lojtarëve që të mos nderonin kampionët e ri të Rosario Central në takimin që u mbajt në fushën e këtyre të fundit.
Gjykata sportive e Federatës Argjentinase të Futbollit mori vendimin për të pezulluar Veron për shkak se sjellja e lojtarëve të tij në fushë u konsiderua si “ofensive” dhe “kundër vlerave të këtij sporti”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



