U vra me armë në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i 21-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje disa ditë më parë në Suedi. Trupi i të riut është kthyer në atdhe për t’u përcjellë për në banesën e fundit në Fier ku familja Llupi ka hapur dyert e mortit. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Suedi, ku 21-vjeçari humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri., ndërsa mbeti e plagosur 25-vjeçarja e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Autoritetet suedeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime në komunitetin shqiptar jashtë vendit.

Në foto: viktima Mateo Llupi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




