UEFA paralajmëron tifozët: Kujdes me biletat

Futboll Bota | 1 vit më parë

Përpara finaleve të ardhshme të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, UEFA paralajmëron, “tifozët të mos blejnë bileta nga palë të treta, faqe interneti, agjenci ose reklama të paautorizuara sepse bileta të tilla mund të anulohen nga UEFA në çdo kohë dhe tifozëve ka të ngjarë tu refuzohet hyrja ose të dëbohen nga stadiumi”.

UEFA u kujton tifozëve se, “shitjet e biletave për publikun e gjerë dhe tifozët e skuadrave që kanë arritur në fazat përfundimtare të garave të klubeve të UEFA-s kryhen ekskluzivisht nëpërmjet Uefa.com.

Biletat e lëshuara për fazat përfundimtare të garave të klubeve të UEFA-s janë 100% dixhitale dhe vihen në dispozicion ekskluzivisht përmes aplikacionit zyrtar UEFA Mobile Bickets, i cili përfshin disa veçori sigurie që synojnë të luftojnë shitjet e paautorizuara të biletave përmes një zgjidhjeje të sigurt të biletave dixhitale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme