UEFA zgjedh stadiumet e finaleve të ardhshme europiane, Champions League në Mynih dhe në Barcelonë

UEFA ka bërë të ditura emrat e stadiumeve që do të presin finalet e kompeticioneve europiane. Duke filluar nga Champions League, që në 2028-ën do ta luajë aktin final në Mynih dhe sezonin pasardhës në “Camp Nou” të Barcelonës.
Ka hapësirë edhe për Italinë, duke parë që finalja e Conference League 2028 është programuar të zhvillohet në “Juventus Stadium” të Torinos, kurse në “Puskas Arena” të Budapestit është vendosur të luhet finalja e 2029-ës.
“National Arena” i Bukureshtit dhe “National Stadium” i Beogradit janë zgjedhur si stadiumet e finaleve të Europa League për sezonet 2028 dhe 2029. Superkupa e Europës do të luhet fillimisht në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit dhe një vit më pas në “Astana Arena” të Kazakistanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




