Ukraina bën ndryshime në “planin e paqes” të SHBA, më pak se 28 pika

Ukraina ka ndryshuar “planin prej 28 pikash të paqes” të SHBA për t’i dhënë fund konfliktit, duke hequr disa nga kërkesat e Rusisë.
Gjatë negociatave në Zvicër të udhëhequra nga sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe shefi i stafit të Zelensky-t, Andriy Yermak thanë se “plani u rishikua në thelb, tani ai përfshin vetëm 19 pika”. Kievi dhe partnerët e tij evropianë thonë se vija ekzistuese e frontit duhet të jetë pika fillestare për diskutimet territoriale.
Por një deklaratë e përbashkët Ukrainë-SHBA thotë se tani ekziston një marrëveshje krejt e re në lojë, të cilën e quan një “dokument kuadër i përditësuar dhe i rishikuar”.
Ata thonë se nuk mund të ketë njohje të tokës së sekuestruar nga Rusia ushtarakisht dhe se Kievi duhet të marrë vendimet e veta nëse do të bashkohet me BE-në dhe NATO-n diçka për të cilën Kremlini dëshiron të vërë veton ose të vendosë kushte.
Zëvendësministri i parë i jashtëm i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, i tha Financial Times se çështje të tilla ishin “vendosur në kllapa” që Trump dhe Zelenskyy të vendosnin më vonë.
Një ditë më parë, Zelensky tha: “Që tani, pas Gjenevës, ka më pak pika, jo më 28, dhe shumë elementë të saktë janë përfshirë në këtë kornizë”.
Plani origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi u hartua muajin e kaluar nga Kirill Dmitriev, i dërguari special i Vladimir Putinit dhe përfaqësuesi i Trump, Steve Witkoff, ndërsa nga ana tjetër, Ukraina po bën presion që Evropa të përfshihet në bisedime.
Në kuadër të marrëveshjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




