Ukrainë/ Tedi Cara shënon dy gola, Oleksandrya mban në distancë sigurie Shakhtarin

Oleksandrya e Tedi Carës ka marrë sot një fitore bindëse përballë Veres-Rivne. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist i takimit të vlefshëm për javën e 29-të të Premier Ligës së Ukrainës pasi ka shënuar dy prej tri golave të fitores, e cila erdhi me shifrat 3-1.
Cara u tregua i kujdesshëm në dy goditje standarde të ekipit të tij duke shënuar dy herë në minutën e 5’ dhe 21’. Falë këtij triumfi ekipi ku militon ish-lojtari i Partizanit mban vendin e dytë në kuotën e 66 pikëve, tri më pak se kryesuesit e tabelës së klasifikimit, Dinamo e Kievit dhe plot pesë pikë larg ndjekësve më të afërt, Shakhtari i Donjeckut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




