Ul siparin festivali “Luleborë” – Glerdit Turmetaj fituesi i çmimit të parë me këngën “Ta dish”

Kulturë | 1 vit më parë

Kënga “Ta dish” me tekst dhe muzikë nga Leon Lekaj, orkestrim të Ilir Zogës dhe interpretuar nga Glerdit Turmetaj, është shpallur fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të këngës “Luleborë”, eventi që prej një dekade ka krijuar traditën e vet në Shkodër.

“Është një emocion i papërshkrueshëm, është një ëndërr që më realizohet”, u shpreh Turmetaj,

Çmimi i dytë u dha këngës “Shkodër Loce”, interpretuar nga Laurjan Ejlli, ndërsa çmimin e tretë e mori kënga “Rrugicat e Shkodrës”, në interpretimin e Martina Serreqit.

“Luleborë nga viti në vit po rritet, po rritemi dhe ne artistikisht. Është diçka e bukur që ndodh në Shkodër dhe duhet mbajtur fort”, tha Ejlli.

“Me këndu për publikun shkodran është dashuri dhe nuk ka për tu shuar kurrë kjo ndjenjë”, u shpreh Seqerri.

Ky edicion jubilar i “Luleborës”, nën drejtimin artistik të sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Zef Çoba, dëshmoi edhe një herë se festivali mbetet një vlerë e çmuar në traditën muzikore qytetare të Shkodrës.

“Shkodra ka avantazh të madh sepse ka një bazament shembullor, dhe kjo inspiron krijuesit e ri”, theksoi Çoba.

Nga 16 këngët pjesëmarrëse të këtij edicioni, 8 prej konkurruan në natën finale, e cila përveç garës artistike, dhuroi për publikun një mbrëmje plot emocione, muzikë dhe atmosferë festive, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur të skenës shkodrane e shqiptare.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme