Ulet numri i diplomave “Bachelor”

Sociale | 2 vite më parë

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të INSTAT.

Sipas tyre në vitin akademik 2022-23, u diplomuan  në 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor” me rënie vjetore 13,8 për qind.

Në arsimin e lartë u diplomuan gjithsej 27.991 studentë. 

Studentët e diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 49,3% e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 44,6%.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.241 studente femra, ose 65,2% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme