Ultrasit e Interit, jashtë San Siros për të protestuar kundër ‘listës së zezë’

Futboll Bota | 1 vit më parë

Grupe të organizuara nga Curva Nord e Interit braktisën stadiumin San Siro në prag të ndeshjes kundër Torinos, duke u takuar në vend të kësaj në Baretto 1957, siç u njoftua ditët e fundit.

Këtu, drejtuesit shpjeguan me anë të një megafoni arsyet e protestës, të cilat lidhen me të ashtuquajturat “lista të zeza” që kanë përjashtuar dhjetëra tifozë nga rinovimi i biletave sezonale, sipas tyre “pa asnjë arsye të vlefshme”.

Protesta u shoqërua me brohoritje të tilla si “ne thjesht duam të mbështesim” dhe “Zikaltër është ngjyra që duam”. Ultrasit kanë njoftuar tashmë një protestë të ngjashme për të dielën e ardhshme, gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Udineses.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme