“Urdhër” për më shumë transparencë, zyra e komisionarit programe të reja për më shumë llogaridhënie nga Këshilli Bashkiak

Aktualitet | 9 muaj më parë

Në kuadër të ligjit ‘‘për të drejtën e informimit‘‘ zyra e komisionarit urdhëron autoritetet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për me shumë llogaridhënie. Drejtoresha e të Drejtës për Informim, Elona Hoxhaj sqaron se miratimi i dy programeve model të Transparencës parashikon përfshirjen e një fushe të re të dedikuar për veprimtarinë e Këshillave Bashkiak.

“Është ndërhyrë me programin model të transparencës proaktive të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe njëkohësisht të programit model të dedikuar për të gjitha autoritet publike. Për sa i përket ndryshimit në programin model konsiston në shtimin e rubrike që lidhet me veprimtarinë e Këshillave Bashkiak si një prej organeve më të rëndësishme vendimmarrëse të pushtetit lokal”, u shpreh ajo.

Ky hap i monitorimit përmes mekanizmave kryesorë ecën nën vazhdën e zbatimit të detyrimeve që kërkon integrimi evropian.

“Tashmë të gjitha autoritet publike kanë detyrimin që të hedhin çdo lloj informacion, dokumentacioni që qytetarët të marrin këtë informacion”, tha Hoxhaj.                         

Miratimi i këtyre programeve synon të rrisë përdorimin e informacionit publik dhe shndërrimin e transparencës në një instrument efektiv në shërbim të qytetarëve, medias dhe institucioneve publike.

Gazetare: E. Hasanbelli 

/rtsh.al/   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme