Van Basten kritikon Salah: Ka trurin e një insekti

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Rasti Salah vazhdon të dominojë botën e futbollit. Shpërthimi i yllit egjiptian pasi u la në stol në barazimin e Liverpoolit me Leeds ka bërë bujë në të gjithë botën. Komentet e tij për Arne Slot i kushtuan ish-lojtarit të Romës përjashtimin nga udhëtimi i Ligës së Kampionëve në Milano kundër Interit. Një linjë e ashpër e ndjekur nga trajneri holandez dhe klubi ka gjetur mbështetje midis shumë ish-lojtarëve, nga Jamie Carragher te Marco Van Basten, Thierry Henry dhe Ëayne Rooney, një kor zemërimi është ngritur për sjelljen e Salah.

Van Basten, në veçanti, kishte disa fjalë të ashpra për kampionin egjiptian: “Nëse ky është reagimi i tij ndaj qëndrimit në stol… ai ka trurin e një insekti. Vitin e kaluar pati një sezon të jashtëzakonshëm, por këtë vit nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ka qenë i dobët në muajt e fundit”.

Ky sulm mund të shpjegohet edhe si një akt solidariteti ndaj Slot, bashkatdhetarit të tij: “Unë e shoh Slot si një person të sinqertë dhe të ndershëm, i cili nuk i shmanget përballjes. Salah, nga ana tjetër, ka filluar ta sulmojë atë njeri dhe të sillet në mënyrë të papërshtatshme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme