Vdekja e elektricistit në Lezhë, 4 punonjës të OSHEE-së në hetim për shpërdorim detyre

Aktualitet | 8 muaj më parë

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Rrilë të Lezhës, ku një punonjës i OSHEE humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, Prokuroria e Lezhës ka nisur procedim penal ndaj katër personave, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur për të sqaruar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen, ku shtetasi M. P., elektricist i OSHEE-së, humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike në fshatin Rrilë.

Nën hetim janë:

M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik në OSHEE; K. Ll., 60 vjeç, me detyrë elektricist; A. Xh., 62 vjeç, me detyrë elektricist si edhe E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricist.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme