Veliaj: Së shpejti park të ri, lidh parkun e Liqenit të Tiranës me parkun e Liqenit të Farkës

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia e Tiranës është dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe shumë shpejt do të nisë puna për krijimin e një parku linear, që do të lidhë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës. Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së mbjelljes së pemëve për këtë sezon.

“Sapo kemi dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan që të bëjmë një tjetër park, por kësaj here një park linear që e lidh Parkun e Liqenit të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës, për të gjithë ata që duan të vrapojnë dhe kanë energji, ta bëjnë këtë përgjatë një hapësire të bukur kodrinore. Do ta financojmë bashkë me AADF, siç kemi bërë edhe herë të tjera, për të krijuar një lidhje me ura, me shesh-pushime, me kënde të vogla, me kopshte të vogla dhe të sigurohemi që këto dy mushkëri të komunikojnë me njëra-tjetrën, jo vetëm me rrugë, por me rrugë biçikletash, me rrugë këmbësorësh, qoftë për ata që janë me aftësi ndryshe apo për nënat dhe kujdestaret që vijnë me karrocën e fëmijëve. Mezi pres t’ia nisim edhe këtij super projekti për parqet tona”, u shpreh Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme