Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjoba për Egnatian dhe Elbasanin

Futboll Bota | 1 vit më parë

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Egnatia dhe Elbasani janë ndëshkuar me gjoba, për sjellje të gabuar të spektatorëve

Më poshtë vendimet e plota:

1.KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë

2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë

3. KF Vora, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores së aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme