Vendimi i Britanik për përdorimin e bazave të saj nga SHBA, Trump: Duhet të kishte vepruar më shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar përdorimin e bazave britanike nga SHBA në operacionet kundër objektivave iraniane në ngushticën e Hormuzit.
Trump e cilësoi vendimin e Londrës si “shumë të vonuar” dhe sulmoi aleatët e NATO-s për mungesën e angazhimit në konflikt.
“Unë isha pak i befasuar nga Mbretëria e Bashkuar, për të qenë i sinqertë – ata duhet të kishin vepruar shumë më shpejt,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë “shumë të mira”, por vendimi i Londrës ishte i pazakontë duke qenë se Britania ka qenë gjithmonë aleati i parë i SHBA-së. “Ata nuk donin që ne ta përdornim ishullin – të ashtuquajturin ishull – nga i cili për disa arsye hoqën dorë nga të drejtat për ta përdorur,” u shpreh Trump.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar Keir Starmer për “vënien në rrezik të jetëve britanike” pas vendimit të marrë.
Ai paralajmëron se Irani do të “ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”.
“Duke injoruar popullin e tij, zoti Starmer po vë në rrezik jetën britanike duke lejuar që bazat e Mbretërisë së Bashkuar të përdoren për agresion kundër Iranit“, shkroi ai në X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




