Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se nëse raporti i sotëm i mazhorancës do të ishte lexuar katër apo pesë vite më parë për Sali Berishën “do të meritonte një duartrokitje.”
“Shikoni çfarë ka ndodhur në rastet e njëpasnjëshme, në rastin e z. Veliaj, është njëri prej tyre për të parë edhe strategjinë në të cilën ndjek.
SPAK-u në raste të tilla sipas gjykimit të tyre ka pengesa, apo devijime nga kërkesat e tyre.
Në rast se ky raport i mazhorancës do të ishte lexuar 4 apo 5 vite më parë në rastin e z. Berisha fjala vjen do të meritonte një duartrokitje. Flasim në parim.
Nëse raporti i opozitës do të ishte i ndryshëm, do të kishim një kryqëzim”, tha Vangjeli.
Vangjeli vuri në dukje se ndryshimet e palëve ndryshojnë “për sa kohë bëhet fjalë për njërin që është i nënës dhe tjetri që është i njerkës.”
“Shikoni se si ndryshojnë qëndrimet e palëve për sa kohë bëhet fjalë për njërin që është i nënës dhe tjetri që është i njerkës. Për një njërin që është pozitë dhe tjetrin që është në opozitë.
Nëse Edi Rama dhe mazhoranca do të kishin mbrojtur atë që arresti i z. Berisha ishte jo proporcional dhe Kuvendi të refuzonte dhënies e lejes për arrestin e tij shtëpiak, atëherë do të ishim cilësisht të ndryshme.
Nëse tifozët e z. Berisha e kishin vërtet seriozisht atë mbrojtje do të duhet ta thoshin edhe sot një gjë të tillë”, deklaroi më tej Vangjeli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




