Ventura: Italia ime doli e dyta pas Spanjës, por u konsiderua si dështim, sot pas Norvegjisë dhe përgëzohet nga të gjithë!

Ish-komisari teknik i Italisë, Gian Piero Ventura në një intervistë të dhënë për mediet italiane ka përfituar nga rasti për të evidentuar standardin e dyfishtë të përdorur nga opinioni publik sa i përket vlerësimit të punës së bërë në Kombëtaren e katër herë kampioneve të botës në dekadën e fundit.
“Në ditët e sotme po shikoj se po festojnë me shumë entuziazëm kualifikimin në fazën play-off. Por kur isha unë trajner kjo fjalë as që mund të përmendej dhe të mendoni se Italia ime mbërriti e dyta pas Spanjës jo si sot që është lënë pas nga Norvegjia”, tha Gian Piero Ventura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




