Verstappen ”frenon” Aston Martin: I fokusuar te Red Bull

Max Verstappen thuhet se ka thyer akullin dhe ka vendosur të largohet nga Red Bull në fund të sezonit, pavarësisht një marrëveshjeje të vlefshme deri në vitin 2028: kontrata në fakt ka klauzola të rëndësishme largimi që do ta lejonin atë të largohej nga skuadra që në fund të këtij viti. Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko nuk e fshehu shqetësimin e tij: “Me një paraqitje të tillë, ne nuk do të mund të mbrojmë titullin tonë. Dhe kjo nuk është mirë sepse rrezikojmë të humbim Max Verstappen. Shqetësimi është i madh, duhet të ketë përmirësime që e lejojnë atë të fitojë. Jemi shumë të shqetësuar për gjërat që po na ndodhin në këtë moment”.
Max Verstappen u shfaq në mikrofona për të prezantuar GP të Arabisë Saudite në një konferencë shtypi, së bashku me Fernando Alonso (Aston Martin) dhe Isack Hadjar (Racing Bulls). Holandezi foli për fundjavën që e pret: “Shpresoj të shkojë më mirë se Bahreini. Këtu ka më shumë kthesa me shpejtësi të lartë, ka një asfalt ndryshe dhe shpresoj të jemi më konkurrues”.
Por më pas Max nuk mundi t’i shmangej pyetjeve për të ardhmen e tij, duke iu referuar edhe shqetësimit të Helmut Markos: “Nuk e di pse e thotë këtë, sinqerisht. Unë thjesht përpiqem të vazhdoj të punoj dhe të përmirësoj makinën. Bahreini nuk ishte i lehtë për ne dhe ishim shumë të zhgënjyer, por unë punoj çdo javë për të përmirësuar situatën tonë. Mendoni të largoheni nga Red Bull? Jo, unë do të fokusohem në drejtimin e makinës dhe ju përqendrohuni në komentimin e garave. Nuk ka asgjë tjetër për të folur”.
“Sinqerisht, të gjithë flasin për të ardhmen time, përveç meje (qesh). Siç e thashë edhe më parë, dua të fokusohem vetëm në makinën time dhe punën time me ekipin. Kjo është e vetmja gjë që po mendoj për momentin, në F1. Jam shumë i relaksuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




