Vetëm 45 minuta me kombëtaren, Fletcher shkon në Botëror me Skocinë

Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka grumbulluar Tyler Fletcher (i lindur në vitin 2007), në skuadrën e Kupës së Botës, duke zëvendësuar të dëmtuarin Billy Gilmour.
Mesfushori i Manchester United fitoi thirrjen pasi luajti vetëm 45 minuta për ekipin kombëtar të të rriturve, në një ndeshje miqësore kundër Kuraçaos më 30 maj.
Kjo ishte një thirrje e papritur, veçanërisht duke pasur parasysh se Fletcher debutoi për ekipin nën-21 vjeç vetëm në mars dhe se midis atyre që mbetën jashtë skuadrës prej 26 lojtarësh ishin elementë më me përvojë, përfshirë lojtarin e Udineses, Lennon Miller.
Në nivelin e të rinjve, djali i ikonës së “Djajve të Kuq”, Darren, kishte luajtur gjithashtu për Anglinë, por më pas vendosi të përfaqësonte Skocinë. Një zgjedhje fituese, e cila tani do t’i lejojë atij të luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




