Videokartolina e fundvitit- Në 2025, bebja e parë e lindur përmes fekondimit in vitro në maternitetin “Koço Gliozheni”

Gjatë vitit 2025, në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” kanë ardhur në jetë 3 767 foshnje, ndërsa institucioni ka shënuar edhe zhvillime të rëndësishme strukturore dhe organizative.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndau një videokartolinë të veçantë urimi për festat e fundvitit nga stafi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku pjesë e saj është edhe Soreja, tashmë njëvjeçare, bebja e parë e lindur përmes fekondimit in vitro në strukturat spitalore publike në Shqipëri.
Mjeku Petrit Cami teksa shprehu urimin për festën e Vitit të Ri, vuri theksin në punën e stafit shëndetësor dhe kontributin e spitalit në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
Ndërsa kryeinfermierja Nineta Nasyfaga vlerësoi rolin e spitalit si simbol i shpresës, jetës së re dhe përkushtimit të stafit mjekësor ndaj nënave dhe fëmijëve.
Gjatë vitit 2025, në këtë spital është krijuar Qendra Mjekësore për Riprodhim të Asistuar, duke zgjeruar shërbimet publike në fushën e fertilitetit, si dhe spitali ka marrë statusin e Autonomisë Menaxheriale Spitalore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




