Vieri sëmuret në Maldive dhe ndërpret pushimet

“Të gjithë më pyesin si jam, u largova nga Italia me kollë dhe dhimbje kockash, thashë: marr brufen dhe pas dy-tre ditësh do të kalojë, por nuk ndodhi kështu”.
Christian Vieri flet për pushimet e tij në Maldive me bashkëshorten e tij Costanza Caracciolo dhe vajzat Stella dhe Isabel, të cilat përfunduan herët për shkak të problemeve shëndetësore.
“Para tre ditësh shkova te mjeku, i cili më tha: “Dëgjo, mushkëria e majtë është mirë, e djathta po fishkëllen pak”, tha Bobo me shaka.
“Kam tre ditë që marr antibiotikë, pushimet kanë mbaruar. Një ose dy ditë në plazh dhe do të shihemi në Milano”.
“Ishte vërtet keq, ai i kaloi këto pushim në shtrat”, tha Caracciolo. “Ne menduam se me diellin dhe detin e Maldiveve kolla e tij do të largohej dhe në vend të kësaj ajo u përkeqësua”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




