Villarreal-Barcelona në Majemi, La Liga u paguan shpenzimet e udhëtimit tifozëve “vendas”

Organizimimi i ndeshjes Villarreal-Barcelona ka qenë një prioritet për La Liga-n, e cila u ka dhënë një lajm të mirë tifozëve më bensikë të ekipit vendas.
Takimi, i cili do të mbahet në Majemi në “Hark Rock Stadium”, do të luhet në praninë e mijëra tifozëve spanjollë. La Liga bëri me dije se “tifozët e Villarreal mund të udhëtojnë falas drejt Majemit për të asistuar në këtë ndeshje.
Tifozët, të cilët nuk duan që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë do të përfitojnë 30% në abonimin e vitit që vjen si shenjë falenderimi për besnikërinë e treguar”. Gjithashtu La Liga ka njoftuar se kjo ndeshje do të transmetohet direkt në kanalet zyrtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




