Villarreal-Barcelona në Miami, Laporta: Tregu amerikan na intereson

“Nuk jemi të emocionuar që do të luajmë në Miami, por duhet të përfshihemi. Ashtu siç është të luash Superkupën në Jeddah, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Miami, Villarreali dhe Barcelona do të korrin përfitimet më të mëdha”.
Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, mbron vendimin për të luajtur ndeshjen e ligës spanjolle në SHBA, e cila, ashtu si ndeshja Como-Milan në Australi, ka shkaktuar shumë polemika. “Tregu amerikan na intereson. Turnetë kanë gjeneruar fitime të konsiderueshme”, tha Laporta.
“Kjo na jep mundësinë të shtojmë sponsorë dhe të promovojmë imazhin tonë. Është një treg i rëndësishëm dhe verën e ardhshme Kupa e Botës do të mbahet atje, kështu që interesi i amerikanëve për sportet evropiane po rritet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




