Vinicius Jr. u kërkon falje të gjithëve përveç Xabi Alonso-s

Spanjë | 1 vit më parë

Sulmuesi brazilian i Real-it të Madridit, Vinicius Jr., është penduar për sjelljen pas zëvendësimit në “El Clásico”. Brazilini u ka kërkuar falje të gjithëve përveç Xabi Alonso-s, në një letër publike të publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Letra e plotë:

“Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim pas zëvendësimit në ‘El Clásico’.

Ashtu siç kërkova falje personalisht gjatë seancës së sotme stërvitore, dua t’u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.

Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.

Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.”

Në këtë mesazh numri 7-të përmend të gjithë përveç trajnerit Alonso, i cili duket qartë se ka një raport jo shumë të mirë me lojtarin në fjalë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme