Vjedhja e Luvrit, skema perfekte e një grabitjeje të paimagjinueshëm

Europë | 1 vit më parë

Një nga vjedhjet më të guximshme dhe tronditëse në historinë e Francës ndodhi në Muzeun e Luvrit në Paris, kur katër persona, të njohur tashmë si “Banda e Luvrit”, bastisën Galerinë e Apollonit brenda pak minutash dhe u zhdukën me bizhuteri të paçmueshme të Kurorës së Francës.

Ngjarja ndodhi të dielën (19 tetor) në mëngjes, ndërsa vizitorët po hynin në muze përmes hyrjes kryesore nën piramidën prej xhami. Dy prej grabitësve, të maskuar si punëtorë dhe të pajisur me jelekë, u ngjitën me shkallë mekanike në një ballkon të galerisë dhe hynë përmes një dritareje që rezultoi e pa përforcuar.

Pamjet e sigurisë tregojnë se ata përdorën mjete prerëse elektrike për të thyer dy vitrina brenda më pak se katër minutash. Tetë objekte të rralla dhe të çmuara u morën sende të trashëgimisë së familjeve perandorake të Napoleonit dhe Napoleonit III  me vlera të pallogaritshme historike dhe kulturore.

Sipas autoriteteve, grabitësit kishin informacion të saktë dhe vepruan me efikasitet maksimal. Ata tentuan të asgjësonin gjurmët duke i vënë flakën shkallëve që përdorën për hyrje dhe më pas u larguan.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme