Vllaznia, Brdariç beson te suksesi ndaj Dinamos

Ditën e shtunë, në orën 15:30, për javën e 34-ët të “Abissnet Superiore”, Vllaznia luan ndaj Dinamos në stadiumin “Loro Boriçi”, me synimin për t’u rikthyer te fitorja, gjë që mungon prej 5 ndeshjesh radhazi. Në prag të këtij, dueli, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric u shpreh: “E dimë sa e rëndësishme është ndeshja, puna është të rregullojmë këtë problem që kemi me rezultatet. Duhet të mësojmë shpejt nga gabimet që mund të kemi bërë më përpara, nuk duam të humbim më shumë kohë apo gjejmë justifikim. Bashkë me stafin punojmë që t’i marrim çdo lojtari më të mirën”.
Thomas Brdariç u ndal te Dinamo, kundërshtar që këtë sezon ka bilanc negativ me dy humbje dhe një barazim, andaj për teknikun e ekipit shkodran është një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit.
“Është një ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit për ne. Kemi luajtur kundër Dinamos më përpara, i dimë cilësitë, por fokusi është vetëm te puna jonë, luajmë në shtëpinë tonë, kemi tifozët. Kishim një javë për t’u përgatitur, kjo është diçka të kuptosh futbollin profesionist, çdo ndeshje sfidë e re, fillon nga fillimi. Duhet t’i tregojmë çdokujt që kemi mundësi të përballemi edhe me këto ekipe në këtë moment jo të mirë të ekipit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




