Vllaznia mbyll aventurën evropiane

Sport | 1 vit më parë

Vllaznia e vajzave mbyll aventurën evorpiane. Në stadiumin “Loro Boriçi”, skuadra shkodrane mposhtet nga Inter me rezultatin 0-5. Përballja nisi me pritshmëri të ndara, Vllaznbia me mbështetjen e publikut kërkoi të shfaqë karakter, ndërsa Inter me përvojë dhe forcë në çdo repart, tregoi se kishte ardhur për fitore.

Në minutën e 8-të goli i parë u shënua nga Bugeja. Në pjesën e dytë, diferenca u thellua. Vllaznia nuk pati forcë për të reaguar dhe në minutën e 48-të, Polli shënoi golin e dytë. Tre minuta nga ai realizim, Inter do të shënonte të tretin me Glionna.

Avantazhi i i tre golave tronditi Vllazninë që pësoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Tomasselin nga pika e bardhë e penalltisë dhe Detrujer në minutën e 81’.

Vllaznia kërkoi të jepte maksimumin, të tregonte personalitet, por u përball me një ekip tradite që ka përvojë, kualitet dhe emra të mëdhenj në përbërje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme